Fibra

Mund të hani fruta edhe nëse keni nivel të lartë sheqeri: Një gjë është e rëndësishme për të ruajtur shëndetin

Një nga përbërësit më të rëndësishëm të frutave janë fibrat – shumë të rëndësishme për uljen e sheqerit në gjak

Të gjithë ata që hanë shumë fruta kanë më pak rrezik për t’u prekur nga diabeti i tipit 2 dhe me një dietë të tillë i sigurojnë vetes mjaftueshëm vitamina dhe minerale.

Një nga përbërësit më të rëndësishëm të frutave të ëmbla janë fibrat – shumë të rëndësishme për uljen e sheqerit në gjak. Kjo është arsyeja pse duhet të hani fruta të plota, jo të shtrydhni lëngun.

Është edhe më keq nëse këtyre lëngjeve shtoni sheqer, siç bëhet ndonjëherë për të zbutur aciditetin e fortë, transmeton Telegrafi.

Për ushqimin e personave me nivel të lartë sheqeri në gjak, ideale janë dredhëzat, boronicat dhe frutat e tjera me kokrra. Janë të pasura me antioksidantë dhe fibra.

Një filxhan me boronica ka rreth 80 kalori dhe 20 gram karbohidrate, kështu që ju gjithashtu mund të zvogëloni sasinë e frutave dhe të shtoni pak kos me pak yndyrë për të bërë një meze të lehtë.

Qershitë janë një zgjedhje e shkëlqyer, pasi kanë edhe veti anti-inflamatore. Një filxhan ka 50 kalori dhe rreth 12 g karbohidrate.

Përfitoni sa më shumë nga sezoni i pjeshkës. Ky frut i ëmbël është i përshtatshëm edhe për diabetikët, sepse një pjeshkë e freskët ka 60 kalori dhe rreth 14 g karbohidrate. E njëjta gjë vlen edhe për kajsitë – një frut ka vetëm 4 g karbohidrate.

Nëse ju pëlqejnë sallatat me fruta, ja çfarë tjetër mund të shtoni: mollë (25 g UH në një frut), portokall (16 g UH), dardha (5,5 UH) dhe kivi (11 g).

Është e rëndësishme të dini se diabetikët nuk rekomandohet të konsumojnë më shumë se 15 g karbohidrate për vakt, ndaj planifikoni menynë tuaj në përputhje me rrethanat.