Mund ta marrë timonin e autobusit, ky është ekipi që në verë do ta transferojë Vedat Muriqin

Tottenhami ka vuajtur për një sulmues këtë edicion pasi Kane ka pasur probleme të mëdha me lëndime.

Problemet e Spurs u rritën edhe më tej pas lëndimit të Son Heung-min.

Klubi londinez e ka vëzhguar Muriqin që një kohë të gjatë, dhe në verë synon transferimin e tij.

Sulmuesi prizrenas ka qenë i përfshirë në 21 gola këtë edicion, duke shënuar 15 herë dhe duke dhuruar gjashtë asistime në të gjitha garat.