Mujahid: Talebanët nuk kanë pësuar viktima shkaku i shpërthimeve në Kabul

Talebanët nuk kanë pësuar asnjë viktimë, tha zëdhënësi i grupit Zabihullah Mujahid për shërbimin e BBC-së.

Dy shpërthime të ndara kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në kryeqytetin afgan, Kabul.

“Ne (talebanët) nuk kemi pësuar asnjë viktimë. Incidenti ndodhi në një zonë që kontrollohet nga forcat amerikane”, tha ai.

Kjo është në kontrast të drejtpërdrejtë me një raport të mëparshëm nga Reuters i cili deklaroi se të paktën 28 anëtarë talebanë ishin vrarë në sulmet e dyfishta.

Ndryshe, të paktën 12 marina amerikanë dhe 90 afganë kanë vdekur në Kabul.