Muja: Pas zgjedhjes së Konjufcës, LDK mund ta merr postin e presidentit

Analisti Armend Muja, thotë se zgjedhje e Konjufcës në krye të Kuvendit nuk është diçka e jashtëzakonshme pasi sipas tij edhe Kushtetuta ia jep partisë së parë një post të tillë.

Muja, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se është pozitive që sot është konstituar Kuvendi në mënyrë që edhe nëse shkohet në zgjedhje ku Kuvend të mund të votojë buxhetin.

Ai ka thënë se ky veprim që sot ka marrë Vetëvendosje e dërgon Kosovën në një situatë si në Gjermani.