Muja nuk skuqet fare, shokon me deklaratë: Janë rritur rrogat në sektorin privat, kanë zbutur inflacionin

Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka folur sot për krizën e shtrenjtimeve në vend.

Muja ka thënë se është rritur konsumi i ekonomive familjare.

“Sipas të dhënave, konsumi i ekonomike familjare është rritur për 20 për qind në terma nominal, dhe 30 për qind në terma rear për tremujorin e parë. Ardhja e diasporës tregon se një rritje ekonomike mund të pritet edhe në tremujorin e dytë”, tha ai.

“Ajo çka është interesante të vështrohet, është se shkalla e inflacionit në prodhim vlerësohet të jetë 30 për qind. Në Mal të Zi dhe në Kosovë është më e ulëta”, tha ai tutje.

Madje sipas Mujës, ka edhe fitim të pazakontë nga tatimet.

“Ekonomia e Kosovës është punë intensive dhe jo kapital intensive. Gjykuar nga të dhënat, në 6 mujorin e parë të vitit 2022 janë raportuar 92 milionë euro fitim. Kjo është 53% më e lartë se në vitin 2021 dhe 100% më e lartë se në vitin 2020. Këto norma janë të pazakonshme, janë përtej shkallës së rritjes ekonomike”, tha ai.

Sipas Mujës, janë rritur edhe pagat në sektorin privat, dhe kjo ka ndikur që të stabilizohet gjendja përkundër inflacionit.

“Rroga mesatare në sektorin privat është 9% më e madhe se vitin e kaluar. Rroga në sektorin privat vlerësohet të jenë 9% më të mëdha se në vitin paraprak. Po rriten pagat në sektorin privat, dhe kanë mundësu që të akomodohet presioni inflacionar”, tha ai.