Muja, Fejza e Peci kanë marrë votat e nevojshme për deputetë

Lëvizja Vetëvendosje do të ketë tre deputetë nga Mitrovica në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi, siç ka mësuar Ballkani.info, tre kandidatët nga ky qytet, Armend Muja, Arjeta Fejza dhe Faton Peci, kanë marrë votat e nevojshme.

Portali ka mësuar se më i votuari nga kjo treshe është i sapoaderuari në VV dhe ish-njeriu i PDK-së, Armend Muja.

Muja ka arritur të marrë mbi 20 mijë vota në total. Peci, ndërkaq, mësohet të ketë marrë rreth 15 mijë e Arjeta Fejza afër 10 mijë.

Ndryshe, VV-ja ka dalë parti e parë në Mitrovicë me 63%, apo me afër 20000 vota.