Muhaxhiri i LDK’së: E kemi pritur që në janar shkojmë në zgjedhje për shkak të presidentit

Kryetari Pejës, Gazmend Muhaxhiri, ka thënë se LDK’ja e ka pritur se në janar do të shkohet në zgjedhje për shkak të postit të presidentit.

“Ne e kemi pritur edhe më herët që në janar do të shkojmë në zgjedhje sepse presidenti nuk mundet me u zgjedhë”, është shprehur Muhaxhiri.

Tutje, Muhaxhiri tha se brenda LDK’së ka mjaftueshëm persona që mund të kandidonin për kryeministër.

“Ka shume persona brenda LDK’së që mund të dalin si kandidatë për kryeminsitër. Por, kjo i takon kryesisë së LDK’së”, ka thënë Muhaxhiri në T7.

“Njëri prej gjeneralëve kisha mujt me kanë edhe unë”.

Ai gjithashtu tha se vetë nuk do të pranonte të bëhej kandidat për kryeminsitër.

“Nuk do ta pranoja kandidimin për kryeministër për shkak se jam kryetar i Pejës. Ndoshta ndonjëherë tjetër”.

“Mundet me qenë kandidat për kryeministër edhe Kujtim Shala”, shtoi Muhaxhiri.