Muhaxheri për vdekjen e Arlind Gjikollit: Peja e humbi një artist e njeri të mirë

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka ngushëlluar për vdekjen e Arlind Gjikollit i njohur si Gjikla.

Muhaxheri tha se Peja e humbi një artist e njeri të mirë.

“Ikja shumë e hershme e Arlind Gjikollit – Gjikles, është një lajm i trishtueshëm për Pejën”.

Tutje shtoi se Gjikla si themelues i grupit WNC nga Peja, e shtyri një hap përpara zhanrin e muzikës rep në Kosovën e pasluftës.

“Themelues i grupit ËNC nga Peja, i cili e shtyri një hap përpara zhanrin e muzikës rep në Kosovën e pasluftës, si dhe drejtor menaxhues i Telegrafit, ishte njeri i qeshur, i dashur me të gjithë, pasionant i artit, muzikës e teknologjisë”.

“Ngushëllime familjes, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën”, shkroi Muhaxheri në Facebook.