Muhaxheri ndërton 13 kilometra shëtitore në anët e Lumëbardhit

Kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga radhët e LDK-së, Gazmend Muhaxheri përmes një postimi në facebook njoftoi se kanë ndërtuar 13 kilometra shëtitore në anët e Lumëbardhit të Pejës, shkruan Ballkani.info.

Ai në facebook tregoi se sa i veçantë është Lumëbardhi.

“Lumëbardhi kalon në zemër të Pejës. Është pasuri e bukuri e falur nga Zoti. Të mahnit. Është fllad vere e pastërti e pandalshme. I tillë do të jetë në Pejë. Dora mbështetëse e kujdesi i përhershëm i jep jetë, ndërsa po jetën e mirë dhe cilësore ua kthen qytetarëve”, u shpreh ai.

Tutje ai vazhdoi duke thënë se për këtë arsye ndërtuam 13 kilometra shëtitore në anët e këtij lumi dhe bëmë të mundur që Lumëbardhit t’ia kthejmë jetën e qytetarëve Lumëbardhin.

Postimi i plotë: