Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka folur për kandidatët e mundshëm për kryetar të LDK-së.
Ai në RTV Dukagjini ka theksuar se një kandidat i mundshëm konsensual është emri i Isa Mustafës.
“Njëri prej kandidatëve konsensual është Isa Mustafa”, tha ai.
Sipas tij, pos Mustafës në LDK ka edhe një kandidat të mundshëm konsensual, i cili të shtunënë do ta sfidoj Isa Mustafën për ta mundur.
“Pos Mustafës mund të ketë edhe kandidat tjetër konensual, i cili nuk do të hyjë jo vetëm formlaisht, por për ta sfiduar seriozisht Isa Mustafën”, tha ndër të tjera i pari i Pejës.
Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që edhe ai të kandidoj për kryetar të partisë.
Kryetari i Pejës e ka cilësuar vetën më të suksesshmin në LDK.
Muhaxheri ndër të tjera ka theksuar se në garë mund të ketë edhe tri kandidatura.







