Muhaxheri: Krijimi i qeverisë Hoti është afër

I nominuari për kryeministër nga radhët e LDK’së Avdullah Hoti po vazhdon negociatat me partnerët për formimin e qeverisë së re. Lajmin e dha Gazmend Muhaxheri, nënkryetar i LDK’së.

Muhaxheri beson se formimi i qeverisë së re mes LDK’së, AAK’së, Nismës dhe minoriteteve është shumë afër.

“Besoj që kryeministri është duke i zhvillu negociatat edhe do të jetë afër krijimi i qeverisë së re”, tha Muhaxheri për televizionin publik të Kosovës.

Albin Kurti u shkarkua nga pozita e Kryeministri pa i mbushur dy muaj me një mocion të nisur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.