Muhaxheri: Kanë pasur një konflikt më parë, janë takuar për t’u sqaruar

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri një një deklaratë për media ka komentuar tragjedinë e ndodhur në Pejë.

Ai ka thënë se dy të vrarët kanë pasur një konflikt më parë, dhe sot janë takuar për t’u sqaruar, mirëpo gjatë bisedës e sipër është përshkallëzuar situata.

“Rasti ka ndodhur tek lokali i familjarëve të Astrit Ademaj, ndërsa deri në spital i kanë dërguar dy persona tjerë të cilët kanë qenë ne një lokal afër”, ka deklaruar Muhaxheri.

Ai është shprehur i sigurt se ky rast nuk ka prapavijë politike.