Muhaxheri: Janë munduar të më kafshojnë, por më kanë puthur

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri i ftuar në emisionin Debat Plus, ka bërë disa deklarata të forta në lidhje me zhvillimet e fundit në këtë Komunë.

Muhaxheri ka deklaruar që shumë aktorë politikë e të sferave të ndryshme në Pejë kanë filluar një fushatë denigruese ndaj tij.

Ai madje ka thënë që janë munduar ta kafshojnë, por që sipas tij vetëm sa e kanë puthur.