LDK

Muhaxheri ironizon me Qeverinë: Po ktheheni në dokumente të Isa Mustafës

Kritikat e deputetëve të pushtetit rreth programit të LDK-së “Rruga e Re”, nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri i ka quajtur si të parëndësishme, e që nuk duhet të komentohen.

Por, përkundër kësaj Muhaxheri ka thënë se partia në pushtet,  po punon me dokumentet e ish kryeministrit të LDK-së, Isa Mustafa.

“Në një kohë për Prapashticën e kanë pasë profesorin e nderuar, Isa Mustafa i thojshin, kur ishin të armiqësuar me të i thojshin Isë Putini. Tash prap kur erdhën në Qeveri, po kthehen krejt në dokumente të Isa Mustafës. Prej asaj që i ka shkru Mogerini, e deri tek qëndrimet që i kanë karshi bashkësisë ndërkombëtare dhe kërkesës që me u kthy te ajo letra e Mogerinit dhe letra e Isa Mustafës. Edhe ajo e Gjykatës Kushtetuese, që gjatë tërë kohës thirrën, janë rezultat i negocimit t ëish kryeministrit Isa Mustafa.”, ka thënë Muhaxheri në T7.

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, këtë qeveri e ka quajtur të papërgjegjshme edhe  karshi faktorit ndërkombëtar.