Muhaxheri i PDK-së: Albin Kurti mjaftushëm e ka dëshmuar që është kundër UÇK-së

Zyrtari i PDK-së Arton Muhaxheri ka reaguar përmes një postimi në facebook për mos prezencen e liderit të VV-së në Epopen e UÇK-se duke e konsideruar kete veprum si dëshmi e mjaftueshme që Kurti është kundër UÇK-së dhe kundër familjes Jashari

Ky është postimi i plotë;

“Zgjedhjet përfunduan Albin Kurti mori atë çka deshti dhe nuk po e sheh të nevojshme as të jetë prezent në ceremonin e nderimit të familjes Jashari me rastin “Epopese së UÇK-së” madje as ti shkruaj dy fjali për familjen Jashari. Albin Kurti me nuk ka nevojë të na dëshmoj që është kundër familjes Jashari rrjedhimisht dhe kundër UÇK-së sepse mjaftueshem na ka deshmuar.”