Kryetari i Pejes

Muhaxheri: Dy javët e ardhshme janë kritike, qëndroni në shtëpi

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka bërë apel te të gjithë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.

Përmes një postimi në Facebook, Muhaxheri ka bërë thirrje që qytetarët të evitojnë kontaktin me njëri-tjetrin dhe të qëndrojnë në shtëpi, meqenëse këto dy javë janë kritike.

“Bëjë apel tek të gjithë qytetarët: dy javët e ardhshme janë kritike dhe në mënyrë që ta kalojmë me sa më pak pasoja, qëndroni në shtëpi për t’i ndihmuar të gjithë ata që janë në vijë të frontit të parë duke luftuar me këtë virus! Ta zbatojmë me kujdes të shtruar urdhërin për qëndrim brenda, duke evituar kontaktin me të tjerët. Uroj shëndet për ju dhe familjet tuaja!”, ka shkruar Muhaxheri.