Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka publikuar pamje nga rregullimi i fushave të sportit në këtë qytet.
“Suhareka është familja ime. ❤️ Çdo rrugë, çdo shkollë, çdo fshat e lagje janë pjesë e zemrës sonë të përbashkët”, ka shkruar ai.
“Unë nuk jam vetëm kryetar, por bashkëudhëtar me ju. Në halle, në gëzime e në sfida. Çdo ditë punoj, sepse kam marrë obligime, me besimin që e kemi ndërtuar bashkë. Sepse Suhareka është më shumë se një qytet, është dashnia jonë, është e ardhmja e fëmijëve tanë”. /Ballkani.info/







