I pari i Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se komuna që udhëheqë me të është shpallur njëra ndër 10 komunat më të mira sa i përket legalizimit të objekteve pa leje.
Ai, ka shtuar se po vazhdon rrënimi i objektet të ndërtuara pa leje në territorin e komunës së Suharekës.
Mirëpo, në muajin prill, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj drejtoreshës së Inspektoratit në Komunën e Suharekës, Jehona Rrafshi-Lumi dhe inspektorit H.M. nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës.
Derisa ndaj Rrafshi-Lumi zhvillohet procedurë, Muharremaj ka treguar pse nuk e ka shkaruar atë nga pozita e dretoreshës.
“Derisa nuk ka bazë ligjore, derisa nuk dënohet nuk mundemi me thënë që drejtoresha ka faj. Asreyja është këashtu, ne e kemi rrënuar atë objekt vitin e kaluar, gjatë pandemisë, i kemi xhirimiet, i kemi dokumentet së bashku me Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës. Për shkak të pandemisë e dimë që nuk kanë punuar një pjesë e madhe dhe ne obligimin tonë e kemi kry. Prona është private dhe besoj që shumë shpjet kjo lëndë do të sqarohet në organet e prokurorisë. Por, unë besoj që nuk do të dalë fajtore, pasi nuk ka faj”, u shpreh ai në një intervistë për lajmi.net.
Sipas tij, në disa raste as ligji nuk lejon rrënimin e objekteve pa leje.
“Aty ku nuk ka plan zhvillimor, plan urbanistik ne nuk jemi të detyruar me ndal, por vetëm aty ku shkatërrohet toka e bukës. Aty ku ka plan zhvillimor dhe plan urbanistik i marrim masat, përndryshe edhe ligji nuk ka lejon”, ka thënë ai.







