Muharremaj: Shtatorja e Komandant Gurit do të qëndroj stoike ashtu siç ishte vet ai

Sot në Komunën e Suharekës është zbulohet shtatorja e heroit Jetullah Qarri – Komandant Guri.

Kryetari Bali Muharremaj tha se ajo shtatore do të qëndroj stoike ashtu siç ishte vet ai.

“Shtatorja e Heroit Jetullah Qarri – Komandant GURI, do të qëndroj stoike ashtu siç ishte vet ai.

Prandaj historia e nderon në secilen periudhë.

Ai mbetet krenaria e familjes së tij, e bashkëluftëtarve dhe e secilit prej nesh që e nderojmë vepren e tij heroike”, ka shkruar Muharremaj.