Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, gjatë ditës së martë ka njoftuar për vizitat sistematike në shkollat fillore në këtë komunë, raporton Ballkani.info.

Muharremaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se shëndeti është primar.

Ai ka bërë të ditur se këto vizita janë të koordinuar me Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Suharekës.

“Sot  Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep  Kuçi” në Suharekë në koordinum me Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Suharekës, në  SHFMU “7 Marsi” fillon me vizitat sistematike shëndetësore”, ka shkruar Muharremaj./Ballkani.info/

Postimi i plotë: