Muharremaj njofton për një donacion të marrë nga Hungaria për Komunën e Suharekës

Sot në Prishtinë, në një ceremoni zyrtare në prezencë të Ambasadorit të Hungarisë në Kosovë,  Dr. József Bencze dhe përfaqësuesve të KFOR-it Hungarez komunës së Suharekës i është dorëzuar si donacion, një automjet transportues për nxënës të Shkollës së Mesme Profesionale “Abdyl Ramaj” në Shirokë.

“Duke u mbështetur në arsyeshmërinë e kërkesës së bërë nga shkolla, për të siguruar një mjet transportues për bartjen e nxënësve në përcjelljen e mësimit praktik në bizneset lokale, donatorët uruan që nxënësit ta gëzojnë këtë mundësi të ofruar nga KFOR-i hungarez. Faleminderit për mbështetjen”, ka shkruar Muharremaj. /Ballkani.info/