Muharremaj njofton për fillimin e pastrimit të mbeturinave në Zonën e Damperit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar gjatë ditës së martë se ka filluar pastrimi i mbeturinave në rrugën Zona e Damperit në drejtim të fshatit Sopijë.

Muharremaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kërkuar nga qytetarët e Suharekës që mos të hedhin mbeturina në vendet jo të duhura.

“Ju lutem mos hudhni mbeturina. Ambienti është i të gjithëve dhe është për shëndetin tonë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: