Muharremaj ndanë para nga rroga e tij për maturantët që s’kanë mundësi

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, në një postim në facebook ka shprehë dëshirën t’i ndihmoj maturantët që s’kanë mundësi për pjesëmarrje në Mbrëmjen e Matures.

“Unë jam i gatshëm, që nga rroga ime të ndaj një pjesë për ata që kanë nevojë ta paguajnë pjesën e tyre për pjesëmarrje në Mbrëmjen e Maturës.” ka shkruar ai.

Po ashtu ai ka lutur nxënësit, prindërit e të cilëve qëndrojnë mirë financiarisht, që ti ndihmojnë shoqet dhe shokët e tyre. /Ballkani.info/

Postimi i plotë:

Këto ditë organizohet Mbrëmja e Maturës, dhe secili prej tyre ka dëshirë të jetë prezent me shokët dhe shoqet e klasës. Mirëpo, ka nga ata të cilët nuk mund të jenë prezent për shkaqe financiare. Unë jam i gatshëm, që nga rroga ime të ndaj një pjesë për ata që kanë nevojë ta paguajnë pjesën e tyre për pjesëmarrje në Mbrëmjen e Matures. Më shkruani privatisht, se cili shok apo shoqe e juaja ka nevojë. Poashtu i lus nxënësit, prindërit e të cilëve qëndrojnë mirë financiarisht, që ti ndihmojnë shoqet dhe shokët e tyre. Askush nuk duhet të mungojë në mbrëmjen e matures për arsye financiare. Bali Muharremaj