Muharremaj kujton me nostaligji ahengjet me mërgimtarët: Këtë verë familjet tona u bënë NJË

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një postimi në Facebook, me nostaligje ka kujtuar dasmat dhe ahengjet gjatë këtyre muajve ku në atdhe erdhën edhe mërgimtarët pas një kohe të gjatë.

“Këtë verë familjet tona u bënë NJË, e vallja kishte madhështinë e saj, kur asaj i printe gjyshi apo gjyshja deri tek nipat e mbesat”, ka shkruar Muharremaj.

Postimi i plotë:

Dasmat kishin hijeshi me praninë tuaj.
Natyrisht na kishte marrë malli.
Këtë verë familjet tona u bënë NJË, e vallja kishte madhështinë e saj, kur asaj i printe gjyshi apo gjyshja deri tek nipat e mbesat.
Me urimet më të mira për qiftet e reja, u kurorzua edhe njëherë dashnia e familjes. 🙏
Mërgimtar të dashur,
Shumica prej jush tashmë po udhëtoni për në shtete tjera, me shpresen dhe dëshirën që vitin tjetër ta vazhdojmë bashkë këngën e vallen në ahengje.
Atdheu ynë është i madh.
Hapësira e tij na zë të gjithëve dhe na përket pa dallim.
Udhë të mbarë e mirë u takofshim pushimeve tjera. ❤️
Me respekt
Bali Muharremaj