Suharekë

Muharremaj: Komuna jonë dhe Mushtishti krenar për sukseset e Shkurte Fejzës

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, është krenar për ikonën e muzikës shqiptare, Shkrurte Fejza.

Muharremaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se këngët e Shkurte Fejzës janë frymëzim për gjeneratat e reja, raporton Ballkani.info.

“Shumë këngë të kënduara nga ajo frymëzuan gjenerata për atdhedashuri kudo në trojet shqiptare, dhe ende sot të emocionon thuajse secila këngë e saj. Komuna jonë dhe Mushtishti ku ajo është rritë janë krenar për suksesin e saj të padiskutueshëm”, ka shkruari ai.

Muharremah ka falënderuar edhe kryetarin e Tiranës për mbështetjen e dhënë për këngëtaren nga Mushtishti.

“Faleminderim i veçantë për kryetarin Erion Veliaj i cili dha mbështetjen për koncertin  recital  në Tiranë”, ka shkruar i pari i Suharekës./Ballkani.info/