Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka kërkuar që të gjendet zgjidhje për reduktimet e mëdha të energjisë elektrike.

Muharremaj thotë se është dashur të mendohet më herët për problemin me energji.

“Ardhja e mërgimtarëve dhe festat e fundvitit, janë edhe një arsyje shtesë që kjo çështje është dashur të mendohet më herët”, ka shkruar Muharremaj.

Postimi i plotë:

Pa energji elektrike Komuna e Suharekës po edhe e tërë Kosova, do ta ketë të vështirë  përballjen me reduktime.

Jo vetëm amvisëria por edhe bizneset e kanë të pamundur të funksionojnë, me mungesen e energjisë elektrike.

Ardhja e mërgimtarëve dhe festat e fundvitit, janë edhe një arsyje shtesë që kjo çështje është dashur të mendohet më herët.

Institucionet përkatëse duhet ta mendojnë me

urgjencë, zgjidhjen e kësaj situate të vështirë.

Justifikimi nuk është gjithmonë zgjidhja e duhur, andaj edhe unë si qytetar, por edhe si kryetar komune, kërkoj që ta gjeni zgjidhjen e duhur për qytetarët.

Bali Muharremaj