Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar për mbylljen e festivalit tashmë tradicional të rrushit i njohur si “Festari”.
“FESTARI përmbyllet tradicionalisht në vreshtat e Suharekës. Këputja e kalaveshit të 🍇 është veprimi i kahmotshëm ndër breza. Jemi gjithmonë falenderues për ata që u angazhuan në këtë fest”, ka shkruar Muharremaj.







