Pensionohet nënkoloneli Musli Kololli, Muharremaj e nderon me mirënjohje

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Musli Kololli sot do të dalë në pension, raporton Ballkani.info.

Muharremaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se nënkolonelin, Musli Kolollin, e ka nderuar me mirënjohje për kontributin e dhënë për qytetarët e Suharekës.

“Për kontributin e dhënë në Republikën e Kosovës saktësisht në Policinë e Kosovës, në emër të qytetarëve të Komunës së Suharekës e kam nderuar me mirënjohje.  Të gjithë e kemi vlerësuar për kontributin profesional dhe natyrisht që tash e tutje i urojmë shëndet duke marrë sigurisht edhe më tej këshillat e tij”, ka shkruar Muharremaj.

Postimi i plotë: