Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka vizituar fshatin Studençan ku ka dëgjuar propozimet e buxhetin për vitin 2024, raporton Ballkani.info.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Studençan. Diskutime, debate, propozime për buxhetin e vitit 2024”, ka shkruar ai.

Muharremaj është zotuar se qytetarët do të bëjnë propozimet e tyre dhe investimet për vitin e ardhshëm.

“Qytetarët kudo në secilin lokacion do të propozojnë dhe vendosin se çka do të investohet në vitin e ardhshëm. 🪧”, ka përfunduar ai.