Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka falënderuar trajnerin e FC Ballkanit, Ilir Dajën për fitoren e shënuar mbrëmë (enjte), kundër ekipit të Dinamo Zagrebit, me rezultatin 2:0 për fazën e Grupeve në Ligën e Konferencës.
Muharremaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se Suhareka është falënderuese ndaj trajnerit, raporton Ballkani.info.
“#IlirDaja, Suhareka është gjithmonë falënderuese ndaj teje”, ka shkruar ai.
Kampioni i Kosovës FC Ballkani është duke garuar për Ligën e Konferencës dhe deri më tani është duke treguar rezultate të mira./Ballkani.info/
Postimi i plotë:







