Muharremaj “çmend” rrjetin me kërkesën që maturantët të lejohen në ekskurzione

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka zhvilluar sot takim me drejtorët dhe nxënësit e shkollave të mesme të Komunës së Suharekës, ku janë diskutuar për dy kërkesa të cilat janë përsëritur thuajse gjatë tërë vitit.

“Këshilli i nxënësve të shkollave të mesme kanë kërkesë që të lejohen ekskuzionet dhe Mbrëmja e Maturës. Janë disa argumente dhe arsyje të cilat nxënësit e mbështesin kërkesën e tyre. Andaj ne u drejtohemi me apel dhe kërkesë publike ndaj Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, që në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë ta shqyrtojnë këtë kërkesë. Shqyrtojeni këtë mundësi që përmes një manuali apo rregullore e cila e ruan shëndetin e tyre, ta jetësojnë ëndrrën e tyre”, ka kërkuar Muharremaj në një adresim përmes Facebook-ut.

E një postim i tillë i Muharremajt e ka “çmendur” Facebook-un, ku ka pasur deri më tash mbi 860 shpërndarje (share) e qindra përlqime. /Ballkani.info/