Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se janë bashkangjitur edhe 11 mjekë të rinj të cilët do të shërbejnë qytetit.
Muharremaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se mjekët e rinj do të vendosen në disa lokalitet të ndryshme.
“Ata në lokalitete të ndryshme do të shërbejnë sigurisht me profesionalizmin e tyre duke e dëshmuar përkushtimin e tyre”, ka shkruar ai.
Muharremaj ka lavdëruar Drejtoreshën e Shëndetësisë, Besa Kuqi, për gatishmërinë dhe bashkëpunimin me qytetarët e Suharekës.
“Me drejtoreshën Besa Kuqi treguam gatishmërinë tonë për bashkëpunim që qytetarët të kenë shërbime sa më të mira”, ka shkruar tutje Muharremaj.
Postimi i plotë:







