Muharrem Sfarqa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Ambientit

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka emëruar sot zëvendësministrin e ri në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

Muharrem Sfarqa u emërua në postin e zv/ministrit, teksa duhet përkujtuar se i njëjti ishte edhe kryetar i komunës së Ferizajt.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

Kam kënaqësinë e rrallë, të ju njoftoj që sot kryeministri Hoti më emëroj zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

Me këtë rast, dua të falenderoj kryeministrin Hoti dhe liderin e LDK-së Akademik Isa Mustafën për besimin e dhënë. Premtoj që do të angazhohem maksimalisht në realizimin dhe zbatimin e programit qeverisës të qeverisë së Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, falenderoj edhe bashkëpunëtorët e mi që kanë qenë konsekuent dhe të paluhatshëm në përkrahjen e rrugëtimit tim politik e në veçanti si udhëheqës i Degës së LDK-së në Ferizaj.

M. S.