Muharrem Nitaj: S’ka Zot që i ngre aktakuzë Haradinajt

Muharrem Nitaj nga AAK-ja ka pohuar se kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj nuk ka më obligime ndaj Gjykatës Speciale.

“Shpesh po e dëgjoj që po flitet se çka nëse merr prapë ftesë Ramush Haradinaj nga Gjykata Speciale? Kryeministri e ka përfunduar ftesën nga Gjykata Speciale, nuk ka më obligime ndaj saj”.

“Interpretimi i tij ka qenë ai që ka qenë, ai veproi në atë forme ashtu siç e ka vlerësuar dhe unë e vlerësoj që nuk bën si kryeministër ta dërgojë Kosovën para një paneli hetimor”.

Ai në Analiza Zgjedhore gjithashtu u shpreh i bindur që Haradinaj ka përfunduar punë me drejtësinë.

“Ramush Haradinaj e ka përfunduar historinë me Tribunalin e Hagës. Është shpallur dy herë i pafajshëm. S’ka Zot që i ngritë aktakuzë tjetër”.
Sa i përket zgjedhjeve të 6 tetorit Nitaj u shpreh optimist në fitoren e koalicionit AAK-PSD.

“Unë e vlerësoj që në fakt ky koalicion ka qenë rezultat i një pjekurie politike. Besoj fuqishëm që partitë politike janë bërë bashkë për shkak të temave d.m.th kanë një kauzë. Momenti se kur e kanë lidh koalicionin ka qenë i sinqertë dhe ka dërguar mesash bukur të fuqishëm”.

“AAK dhe PSD besojmë në fitore dhe jemi të sigurt që jemi konkurrent serioz për vendin e parë”.

loading…