Muharrem Nitaj: Memli Krasniqi i dha përkrahje Kryeministrit Haradinaj
Muharrem Nitaj i AAK-së e ka lexuar si përkrahje deklaratën e Memli Krasniqit se Ramush Haradinaj s’bën të frikësohet nga rrëzimi i Qeverisë.
Nënkryetari i AAK’së ka thënë se zyrtarët e PDK’së po e mbështesin Shefin e Qeverisë për veprimet dhe vendimet e fundit.
“E para, është një përgjigje ironike e Kryeministrit, për gjithë ata që po i fërkojnë duart se mos po vijnë vete ne pushtet, ndërkaq e dyta është mesazh i zotit Krasniqi, se Kryeministri e ka mbështetjen e PDK-se dhe askush nuk duhet te ndikohet nga spekulimet dashakeqe. Kështu i kam kuptuar unë”, ka thënë Nitaj për Express.
Njeriu i dytë në PDK, Memli Krasniqi i ka reaguar Ramush Haradianjt për një deklaratë se nëse rrëzohet nga Qeveri do t’i marrë pas vetes edhe Kadri Veselin e Hashim Thaçin. Ka thënë se Shefi i Qeverisë s’bën të frikësohet nga rrëzimi.
“Nuk e kam dëgjuar deklaratën e z. Haradinaj, por besoj se Kryeminstri nuk duhet të ketë asnjë frikë nga rrëzimi prej pozitës se tij”, ka deklaruar Krasniqi
‘Replikat’ mes dy partnerëve qeveritarë filluan mbrëmë kur kryeministri Haradinaj në një intervistë televizive ka thënë se nëse nëse rrezohet Qeveria, bashkë me të do të largohen edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, dhe presidenti Thaçi.
Kundër Ramush Haradinaj doli edhe Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti. Ai kërkoi korrigjim të vendimin për taksën kundër Serbisë derisa paralajmërojë mundësinë që Kosova të paditet në Gjykatën e Arbitrazhit nga shteti serb.
Muharrem Nitaj i cilëson si të pakuptueshme reagimet kundër vendimit për taksën ndaj Sebrisë.
“Por që ta kuptojmë kontekstin duhet thëne se është krejtësisht e pakuptueshme fushata e njerëzve dhe e grupeve, që nuk janë shquar ndonjëherë për konstruktivitet, të cilët i kërkojnë përgjegjësi Kryeministrit, për masat reciproke të Kosovës ndaj Serbisë, apo përpjekja që qëndrimet e ndryshme të Kryeministrit dhe Presidentit për çështjen e kufijve t’i paraqesin si çarje te koalicionit qeverisës”, thotë Nitaj.
Ai thotë se as përplasjet e Kryeministrit me Presidentin për kufijtë me Serbinë, nuk paraqesin përçarje në koalicion.
“Taksa për produktet serbe ka qene vendim unanim i Qeverise, ndërkaq çështja e mosprekes se kufijve deri me tash është shpërfaqur si qëndrim koncensual qeveritar e nacional”, tregon deputeti.