Muharrem Nitaj me akuza të rënda: Kandidatët për deputetë i blenë mandatet me çanta me para

Kandidati i AAK-së për deputet, Muharrem Nitaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj kandidatëve për deputetë që janë votuar për këtë pozitë.

Ai thotë se “po thonë se shumë kandidatë i kanë blerë mandatet e tyre me çanta me para”.

Postimi i plotë i Nitajt:

Po thone se shume nga kandidatet, me çanta me pare, i e paskeshin blere mandatet e tyre.

Me vjen keq per ta se jane te mjere.

Po thone qe edhe shume te tjere paskeshin paguar shume pare e nuk i pskeshin fituar mandatet! Per ta me vjen mire se haram duhet t’i kane pasur!

Por me se shumti ndiej keqardhje, pse ata qe nuk paten pare e duhej te ishin zgjedhur, nuk e kaluan pragun!

Kete here nuk ishte koha e juaj!

Po lexoj se shume nga kndidatet po kerkojne te hapen kutite e te numerohen votat nje per nje!

Mosni se kjo nxjerr telashe te medha, sepse shume njerez duhet te koriten, ndonjeri edhe te shkoje ne burg ndoshta, e keshtu te prishet darka e qejfit te zgjedhjeve, he mos kofshin!

Lereni siç eshte , se me mire as qe duhej te ishte!
MN

loading…