Ish-deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj po thotë se qëndrimi i Aleancës për dialogun është i qartë, e se nuk është ky një proces që i takon një partie të caktuar politike, raporton Gazeta Express.

Nitaj në Facebook ka shkruar se Albin Kurti është kryeministër i shkarkuar dhe shton se nuk ka mandat për krijimin e ekipeve për dialog.

Ai thotë se pavarësisht se kush do të jetë në krye të qeverisë, AAK do t’i ofrojë mbështetjen.

Sipas ish-deputetit dialogu duhet të drejtohet nga një qeveri e votuar dhe jo një e shkarkuar.