Muhamet Kelmendi është emëruar zv/ministër në MASHT, është i gjashti

Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) i është shtuar edhe një zëvendësministër.

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka emëruar zv/ministër Muhamet Kelmendin, anëtarin e partisë së tij.

Kelmendi e ka konfirmuar për Ballkani.info se ka një kohë që është emëruar zv/ministër.

“Nuk ka rëndësi kur jam emëruar unë, shikojeni gjendjën në arsim, për këtë duhet të interesoheni ju”, ka thënë ai, duke shtuar se në këtë pozitë është emëruar që një kohë.

Ai është zëvendësministri i gjashtë në këtë ministri që udhëhiqet nga Nisma Socialdemokrate. /Ballkani.info/