Muçiqi: Kurdo që të ndodh hapja ose do të mbahen dasmat ose s’do të lejohet puna e bizneseve tjera

Afrim Muçiqi nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit thotë se pranojnë dhe do të respektojnë masat e reja të qeverisë së Albin Kurtit. Qeveria sot mori vendim për mbyllje të gastronomisë për 11 ditë.

“Ne do ta respektojmë këtë vendim të Ministrisë të cilin e ka pru mirëpo ne si departament i estradës pranë Odës Hoteliere të Kosovës sapo u ktheva nga takimi ku e kishim një mbledhje urgjente me gjithë estradën e kryeqytetit”, tha Muçiqi.

“Kemi kërkesat tona dhe vendimin që kemi marrë sot që do t’i adresojmë nesër të ministri Vitia. Pasi mbyllja është bërë zyrtare atëherë në momentin kur të hapet s’do të tolerojmë që të hapen bizneset tjera dhe ne të anashkalohemi. Por nëse hapet do të hapet për të gjithë apo duhet të mbyllet për të gjithë. Kjo është kërkesë decidive”, theksoi ai për RTK’në.

“Në rast të hapjes, kurdo që hapet, ne kësaj radhe nuk do të tolerojmë që të na anashkalojnë sepse ne faktikisht jemi në ditën e 400 pa punë dhe u jemi përmbajt të gjitha rregullave”, tha Muçiqi.

“Nëse ka ndonjë institucion në Kosovë apo qytetar i Kosovës i cili ka qenë më i dëgjueshëm…unë po e shoh se nuk ka. Jemi në ditën e 400 që nuk punojmë fare dhe faktikisht iu kemi përmbajt të gjitha kërkesave të institucioneve”, shtoi ai.