Më 1 mars, Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja antiCOVID. Një prej vendimeve ishte edhe heqja e orës policore, pas një kohe të gjatë.
Sot janë bërë një muaj qysh prej heqjes së orës policore, mirëpo gjatë këtyre ditëve janë shënuar 1223 raste pozitive me COVID-19.
Sa i përket vdekjeve nga koronavirusi, gjatë kësaj periudhe kohore kanë humbur jetën 19 persona, ndërsa në total janë 3 mijë e 135 të vdekur nga ky virus.
I lartë ka qenë edhe numri i të vaksinuarve. Gjatë muajit mars, janë administruar 9 mijë e 601 doza të vaksinës për mbrojtje ndaj COVID-19.
Aktualisht në Kosovë janë 576 raste aktive me këtë virus, më së shumti në Prishtinë (170), Ferizaj (50) e Gjilan (44).
Kujtojmë që më 13 mars janë dy vjet prej që janë paraqitur rastet e para me koronavirus, raporton Sinjali.







