Muaj më parë tha se e sheh si lojë, çfarë mendon tani babai i Einxhel për lidhjen e saj me Dagz

Pak ditë pasi Einxhel Shkira të përfundonte aventurën e saj në Big Brother VIP, babai i saj dha një deklaratë që habiti të gjithë.

Në një intervistë te Bieta Sulo ai u shpreh se lidhjen e vajzës së tij me Dj Dagz e sheh thjesht si lojë.

“Unë e kam parë si një gjë që është brenda për brenda një hapësire loje. Nuk kam asnjë arsye për ta takuar”, tha Muzaferi në muajin shkurt, i ftuar te “Shqipëria Live”.

Por, si duket gjërat kanë ndryshuar!

Në një fotografi të publikuar nga Einxhel ku shfaqet së bahsku me të, babai i moderatores shqiptare ka marrë vëmendjen me komentin e bërë.

“Yjeee”, ka shkruar ai, derisa ka lënë të kuptohet se ka ndryshuar mendje.