MTI: Marketet lejohet të punojnë pavarësisht kategorizimit të komunave

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë sqaron për bizneset dhe organet përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve dhe vendimeve të Qeverisë, se në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, marketet lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre, pavarësisht kategorizimit të komunave sipas nivelit të rrezikut të infeksionit.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Inspektorati i Tregut sqaron se me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.01/42 për masat e përgjithshme dhe specifike për mbrojtje nga pandemia COVID-19, më saktë në pikën 20, 20.8 të këtij vendimi është përcaktuar lejimi i ushtrimit të veprimtarive, pavarësisht kategorizimit të komunave sipas nivelit të rrezikut. Në listën e lejimit të ushtrimit të veprimtarive është edhe sektori i produkteve ushqimore përkstësisht marketet”, thuhet në njoftim.