MTI e kënaqur për vendosjen e flamujve të origjinës afër produkteve

Zëvendësministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi bashkë me kryeinspektorin, Lulzim Syla kanë vizituar marketin “Interex” në Prishtinë, me qëllim mbikëqyrjen e udhëzimit administrativ për vendosjes së flamujve në produktet e marketeve.

Krasniqi tha se nga kjo vizitë u pa që qytetarët dhe bizneset janë të vendosur që këtë udhëzim ta zbatojnë.

“Sot është më shumë kampanjë vetëdijesimi që të jenë më të qartë për produktet që duan ti konsumojnë dhe mendoj që do ndikoj pozitivisht në vendosjen e blerjes së produkteve vendore”.

Ajo ka bërë lutje tek bizneset që të vendosin flamujt e shteteve prodhuese.

“Inspektori po e bën punën e vet dhe konsideroj se kjo çështje do ndikoj pozitivisht në Republikën e Kosovës”.

Ata vazhduan vizita edhe në Albi Mall dhe në Meridian.