“M’syshi”, kënga më e re nga Asim Gashi dhe Leonora Jakupi

Asim Gashi dhe Leonora Jakupi kanë lansuar bashkëpunimin e tyre të radhës me titull “M’syshi”.

Një projekt mjaft veror dhe i përshtatshëm për këtë kohë i është bashkuar këngëve të tjera të estradës shqiptare.

Teksti është shkruar nga Fatmir Muja, kurse për muzikën dhe orkestrimin është kujdesur Shpetasound.

Foto: Screenshot/YouTube

Artistja nga Drenica ka bërë një paraqitje të mahnitshme, ndërkohë që gjithnjë i kushton një kujdes të veçantë dukjes dhe veshjeve që zgjedh nëpër videoklipe.

Për videon duhet theksuar që është përkujdesur produksioni “Urban Graphics”.

Foto: Screenshot/YouTube

Leonora ka bashkëpunuar edhe disa herë të tjera me Asimin, në një potpuri në fund të vitit të kaluar.

Ajo i ka qëndruar besnike stilit të saj muzikor që nga fillimet e karrierës. /Telegrafi/