Msuliu: Miku im Memli, nuk po të servilosem por ti do të bësh kthesën e madhe në PDK

Deputetja e PDK’së Ganimete Musliu ka uruar Memlin Krasniqin për kandidaturën e tij për të parin e patisë, duke thënë është meritori për këtë post.

Musliu ka thënë se Krasniqi është personi që do të bëjë kthesën e madhe në PDK.

“Sot nje dit para Konventes, jo pse je i vetmi kandidat deri me tani, jo pse dua te te servilosem e te hyj ne hater por per arsye se besoj ne kapacitetet tua, per arsye se e njoh kreativitetin dhe aktivitetin tend, jam me optimiste se asnjeher me pare qe Partia Demokratike e Kosoves do ta beje kthesen e madhe”, ka shkruar ndër të tjerash Musliu.

Ky është shkrimi i plotë:

Miku im Memli,
bashke me shume te ri e te reja nuk u thyem e nuk u gjunjezuam atehere kur askush nuk besonte ne vlerat dhe profesionalizmin e PDK-se.
Punuam fort sepse besonim fort ne njeri tjetrin, besonim fort ne idealet tona, besonim fort ne misionin shtetndertues te Partise Demokratike te Kosoves, besonim fort ne liderin tone.
Sot nje dit para Konventes, jo pse je i vetmi kandidat deri me tani, jo pse dua te te servilosem e te hyj ne hater por per arsye se besoj ne kapacitetet tua, per arsye se e njoh kreativitetin dhe aktivitetin tend, jam me optimiste se asnjeher me pare qe Partia Demokratike e Kosoves do ta beje kthesen e madhe. Sfidat jane per njerez te vendosur dhe te guximshem. Ti Memli je i vendosur dhe guximtar! Te prifte e mbara!