Gjykatë

“Mshele gojën”, tensione në seancën e “Syrit të Popullit” ku po dëshmon Adem Grabovci (VIDEO)

Në seancën gjyqësore “Syri i Popullit” teksa po dëshmonte në rolin e dëshmitarit Adem Grabovci ka pasur tensione në mes të prokurorit Sylë Hoxha dhe avokatit Ramiz Krasniqi, që ka kaluar edhe në ofendime në mes të dyve.

Në seancën gjyqësore të rastit “Syri i Popullit” është dëgjuar në cilësi të dëshmitarit anëtari i Kryesisë i Partisë Demokratike të Kosovës Adem Grabovci.

Pyetjet e bëra të avokatëve mbrotjës ndaj dëshmitarit Grabovci, prokurori i shtetit, Sylë Hoxha i ka quajtur pyetje manipuluese.

Pas kësaj ka pasur reagim edhe nga avokati i Sadri Ramabajës.

Avokati Ramiz Krasniqi i tha prokurorit Hoxha se me këto pyetje nuk guxon të manipulohet askush.

Ndaj kësaj, reagim të menjëhershëm pati prokurori që i tha avokatit “mshele gojën“.

Njësoj reagoi më pas edhe avokati që i tha prokurorit “mshele gojën edhe ti”.

Avokatit të Ramabajës, Ramiz Krasniqi, iu është lëshuar një vërejtje me shkrim për pengim në procedim në gjykatë. Kryetarja e trupit gjykues tha se kjo është vërejtja e fundit para se të merren masa të tjera ligjore.

Adem Grabovci po vazhdon të dëshmojë në Gjykatën Themelore në rastin e njohur si “Syri i Popullit”.

Në seancën e sotme pritet të dëshmojnë edhe Xhavit Haliti, Fatmir Limaj, Hajredin Kuçi dhe Ilmi Reqica. Dëshmi fillimisht dha Ramë Maraj e më pas edhe Adem Grabovci. /Express/

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/12/BXzb8DarzToC2m7eR3X1_10_853cae10c8351f9c2669e82673670c0c_video_240p_converted.mp4