MSH tregon se sa qytetarë janë vaksinuar deri më tani

Ministria e Shëndetësisë ka treguar me anë të një komunikate se si po shkon procesi i vaksinimit të qytetarëve në Kosovë.

MSH tregon se është vazhduar procesi i vaksinimit nëpër komuna dhe me radhë kanë qenë qytetarët e moshës 75-79 vjeçe.

“Vaksinimi kundër COVID-19 është duke vazhduar sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19. Ekipet mjekësore në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, të mbështetura  nga Ekipi menaxhues dhe vullnetarët si dhe Njësitë e vaksinimit të QKMF-ve në komuna, kanë vazhduar dhënien e  vaksinave tek grup-mosha 75-79 vjeçe me sëmundje kronike. Deri tash janë vaksinuar 16 132 qytetarë”, thuhet në komunikatë.

“Vaksinimi i kësaj grup-moshe vazhdon edhe javën tjetër, duke lënë të hapur mundësinë, gjithashtu, për vaksinim deri në përmbyllje të fazës së parë edhe për të moshuarit mbi 80 vjeç, pacientët e hemodializës që nuk janë vaksinuar deri më tash dhe profesionistët shëndetësor.”, thuhet tutje.