49 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media, ka thënë se gjatë këtyre orëve janë testuar 346 qytetarë, përcjell Ballkani.info.

Gjatë 24 orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Postimi i plotë i MSH:

25 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ️Në 24 orët e fundit janë dhënë 66 doza të vaksinës kundër COVID-19
ℹ️Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.399 doza të vaksinës.
ℹ️Deri më sot 823.674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ️Deri më sot janë dhënë 103.144 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ️Nga 346 testime, 49 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ️Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ️Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.369.
ℹ️Në total numri i rasteve aktive është 213.

➡️Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Vaksinohu!