Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se asnjë person nuk ka vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 1 mijë e 230 testime, 393 persona kanë rezultuar pozitiv, përcjell Ballkani.info.

Po ashtu, MSH-ja ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 928 persona,

Ndërsa numri i rasteve aktive aktualisht është 5 mijë e 992.