lajmi i fundit

MSH publikon raportin për rastet e reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se 10 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se asnjë person nuk ka vdekur nga COVID-19, përcjell Ballkani.info

Njoftimi i plotë:

01 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 64 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.221 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 822.041 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Deri më sot janë dhënë 101.605 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Nga 806 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.514.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 431.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!